Programi Aftësimi i bashkësive dhe institucioneve (OZI) 2001-2004 pati për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm të bashkësive, veçanërisht në lagjet e margjinalizuara rurale dhe lagjet periferike. Zbatimi i këtij programi pati për qëllim të mundësojë aftësimin e bashkësive dhe institucioneve për organizimin dhe udhëheqjen me iniciativat zhvillimore.
Grupi qëllimor i programit ishin banorët e bashkësive dhe institucioneve në Maqedoni, me fokus në rajonet ku ka probleme të dukshme me furnizimin me ujë dhe sanimin.
Rajoni qëllimor i programit ishin fshatrat dhe lagjet periferike rome në Maqedoni. Rajoni i operacionit ishte gjithë territori i Maqedonisë i ndarë në tre nivele: fokus rajoni, bashkësia e projektit dhe bashkësitë me përfshirje të kufizuar, në pajtim me programin Furnizimi me ujë dhe sanimi (VSZ).
Në kuadër të OZI u realizuan 54 projekte, qëllimi i të cilëve ishte drejtuar nga aftësimi i bashkësive dhe institucioneve për organizim dhe udhëheqje me iniciativat zhvillimore. Ky qëllim e reflektonte strategjinë për zgjidhjen e problemit institucional të bashkësive dhe institucioneve që drejtpërdrejt duhej të shpie drejt sigurimit të zhvillimit të qëndrueshëm.
Me këtë program u realizuan projektet për:
- Trajnim, konsulenca dhe udhëheqja me projekte (udhëheqja me ciklin e projektit, zhvillimi institucional dhe forcimi organizativ) dhe tema tjera komplementare përmes kurseve të rregullta dhe me porosi, punëtori, konsulenca individuale dhe trajnimi përmes punës;
- Informata për bashkësitë (opinioni) dhe institucionet publike përmes broshurave, publikimeve, vizita studimi etj.
- Avokimi dhe lobimi për qasje të fondet, lotimi specifik dhe ngritja e vetëdijes publike;
- Mbështetja financiare për aktivitete para projekteve dhe forcimi operativ i institucioneve (NKP).
Këto instrumente ishin komplementare dhe plotësoheshin ndërmjet tyre.
Programin e zbatoi Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), departamenti për zhvillim.
Periudha kohore e planifikuar e programit ishte 2001-2003. Në shkurt të vitit 2004 u bë ndryshimi i programit me çka u vazhdua periudha kohore e programit deri më qershor 2004, gjegjësisht prolongimi i aktiviteteve të planifikuara për gjashtë muaj. Kjo ishte e nevojshme që të mundësohet përfundimi i projekteve të filluara dhe mbyllja e tyre.
Programi mundësoi forcimin e bashkësive lokale, para së gjithash të komunave të vogla rurale të cilat arritën të sigurojnë funksionimin e tyre të mëtejshëm duke i falënderuar kapacitetit të tyre të forcuar institucional dhe organizativ.
Buxheti i përgjithshëm i realizuar i programit afatmesëm është 15.681.729 denarë.
Projekte:



Twitter
Del.icio.us
Technorati
Googlize this
Facebook


