Qëllimi i përgjithshëm i programit është të kontribuojë drejt zhvillimit të shoqërisë efektive civile, e cila i adreson nevojat parësore shoqërore dhe inicion dhe arrin ndryshime në shoqëri. Në këtë program kjo është planifikuar të arrihet nëpërmjet qëllimit të programit që është: kapacitete të zhvilluara organizative dhe institucionale të organizatave qytetare dhe aktorëve tjerë të shoqërisë civile.
I gjithë intervenimi për arritjen e qëllimeve të parashtruara është organizuar në tre rezultate që priten:
- Resurse të zhvilluara njerëzore mes aktorëve të shoqërisë civile në Maqedoni;
- Kapacitete të zhvilluara organizative të aktorëve të shoqërisë civile në Maqedoni; dhe
- Mundësia e dëshmuar për hapjen e qendrës për trajnim.
Aktivitetet në këtë program janë ndarë në të rregullta dhe të porositura. Ato si instrument për realizimin e tyre i shfrytëzojnë: trajnimet, konsultimet dhe hulumtimet.
Grupi qëllimor i programit janë aktorët e shoqërisë civile, gjegjësisht organizatat qytetare formale dhe joformale dhe rrjetet si dhe të gjithë aktorët tjerë të shoqërisë civile (sindikatat, bashkësitë fetare etj.).
MCMS është përgjegjës për realizimin e programit.
Mjetet për realizimin e këtij programi do të sigurohen nga Ndihma Kishtare Daneze (DCA), Ndihma Kishtare Ungjillore (EED) si dhe nga burimet e MCMS të siguruara nga participimi i pjesëmarrësve.
Projekte të përfunduara:
- Trajnime të rregullta për zhvillimin e kapaciteteve të organizatave qytetare | 2008
- Konsultime për aktorët e ndryshëm të shoqërisë civile | 2008
- Ndërtimi i kapaciteteve për bashkëpunim zhvillimor në UE | 2008
- Trajnime dhe konsultime të porositura për OSBE | 2008
- Редовни обуки за развој на капацитети на граѓанските организации | 2007
- Скроени обуки и консултации за ОБСЕ – Владеење на правото | 2007
- Скроени обуки и консултации за ОБСЕ – Локални организации | 2007
- Скроени обуки и консултации за ОБСЕ – Отворена порта | 2007
- Консултации за различните актери на граѓанското општество | 2007



Twitter
Del.icio.us
Technorati
Googlize this
Facebook


